Një ish-polic ka rënë në prangat e policisë mbrëmjen e së hënës në qytetin e Kuçovës. Sokol Dardha, 60-vjeç, është kapur gjatë një aksioni policor në lagjen "1 Maji" të qytetit dhe droga iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga inspektorët e antidrogës në automjetin e tij tip Ford.
Policia gjeti në banesën e tij dhe sekuestroi 33 doza kokaine, vaj hashashi, një peshore elektronike dhe një aparat celular.
Mësohet se policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që ky shtetas ushtronte prej disa kohësh në qytet. Në makinën e Dardhës policia gjeti dhe sekuestroi 10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi, por ende nuk konfirmohet lloji i lëndës narkotike.
Dardha ka punuar në Policinë e Shtetit deri në vitin 1997.Ai sapo ka mbërritur në ambientet e DVP Berat,ku edhe do të merret në pyetje në lidhje me aktivitetin e tij kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.