Foto e sasisë së lëndës narkotike të sekuestruar nga Policia e Sarandës

Kapet me 2.5 kg kanabis dhe kokainë, arrestohet 24-vjeçari në Sarandë

15 Mars 2021, 10:30| Përditesimi: 15 Mars 2021, 10:38

  • Share

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë 24-vjeçarin G.A, pasi është kapur me 2.5 kg kanabis dhe një sasi të lëndës narkotike kokainë.

Policia e Sarandës na bazë të informacioneve të siguruara ka organizuar punën për kapjen e 24-vjeçarit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i Policisë: 

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mund të posedonte lëndë narkotike në subjektin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi: 

G. A., 24 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 2.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?