Droga e sekuestruar

Kapet me 2 kg drogë 56-vjeçari në Kapshticë, tentoi të korruptojë policin me 600 euro

28 Prill 2022, 21:20| Përditesimi: 28 Prill 2022, 21:24

  • Share

KORÇË- Një 56-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës për trafik drogë. Policia ka arrestuar Gjovalin Zefin banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në makinën e tij, i janë gjetur të fshehura, në bagazhin e makinës 7 pako me peshë 2 kilogram lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Shtetasi Gjovalin Zefi, ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke iu ofruar 600 euro, me qëllim shmangien e kontrollit.

Veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore, u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë dhe "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?