VIDEO/ Kapet hajduti serial në Durrës, për 4 ditë vodhi tre biznese

8 Dhjetor 2023, 10:58| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 11:06

  • Share

Një 31 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se është autori i vjedhjes së 3 bizneseve brenda pak ditësh.

I riu, i dënuar më parë për vjedhje të tjera, u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar Sundimi i ligjit.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 31-vjeçari:

-më datë 02.12.2023, ka tentuar të vjedhë në një dyqan, në lagjen nr. 11; 

-po më datë 02.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani, në lagjen nr. 12;

-më datë 06.12.2023, ka vjedhur xhiron ditore dhe disa pije, në një lokal, në lagjen nr. 3, informon policia e Durrësit

Policia publikoi video nga kamerat e sigurisë të cilat kanë kapur 31 vjeçarin teksa hapte qepenat e një biznesi. 

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Saleo Kiptiu.

I riu akuzohet për vjedhje  kryer më shumë se një here dhe dosja I kaloi prokurorisë së Durrësit. 

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?