Foto ilustruese

Kronikë

'Bum' emigrantësh të paligjshëm në qarkun e Korçës, kapet furgoni me 25 emigrantë në Drenovë, shoferi ia mbathi me vrap, policia në kërkim! Gjenden edhe 35 të tjerë, të fshehur në një tunel në fshatin Mborje

5 Shtator 2021, 20:20| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 23:03

  • Share

KORÇË- Janë me qindra emigrantë të paligjshëm të cilët vijnë nga vendet e luftës me përpjekjen për të arritur drejt vendeve të bashkimit European. Prej disa vitesh tanimë Shqipëria është vend "tranzit" për këta persona. Qarku i Korçës, kufi ndarës midis Republikës së Shqipërisë dhe shtetit grek shërben si portë hyrëse për qindra prej tyre. Vetëm ditën e sotme janë kapur mbi 100 persona të shtetasive nga vendet e lindjes.

Konkretisht drejtoria vendore e kufirit ka ndaluar në Vlocisht të Maliqit 40 prej tyre, 35 në fshatin Mborje dhe 25 në Drenovë të Korçës. Drejtoria vendore e policisë së Korçës në operacionin e saj "Perimetri" të shtunën lajmëroi se 68 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar në Pogradec teksa transportoheshin me kamion e është bërë i mundur arrestimi i drejtuesit të kamionit, 40 vjecarit Edlir Koko nga Gjirokastra, i cili në momentin e ndalimit u mundua të korruptonte edhe forcat policore.

Ora 22:33
Korçë/ Ishin strehuar në një tunel, kapen 35 klandestinë në fshatin Mbroje

Rreth 35 klandestinë janë kapur nga policia në afërsi të fshatit Mborje të Korçës mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve, mes tyre ka gra dhe fëmijë, ku më i vogli është një foshnjë 3 muajshe. Për shkak të rrugës së gjatë që kanë përshkruar që prej kufirit te gjelbër, foshnja u dërgua për kontroll në spital. Mësohet se klandestinët ishin "strehuar" në një tunel, ndërkohë që vijojnë veprimet nga ana e policisë për deklarimet e emigrantëve.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?