Foto ilustruese

Kapet banda shqiptare e të miturve në Greqi, futën në kurth djalin e biznesmenit me foton e një vajze

19 Tetor 2020, 09:00| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 09:03

  • Share

Policia greke nisi një operacion pasi një prind u ankua me 16 Tetor, se djali i tij i mitur, rreth 15 vjeç, u grabit nga një grup të miturish shqiptarë jashtë dyqanit të tij në Loutraki.

Fillimisht, djali i mitur i biznesmenit u mashtrua me foton e një vajze, pasi e thirrën dhe e ftuan në takim.

15-vjeçari, pa dyshuar në mashtrim, shkoi në vendin ku ata caktuan një takim, jashtë dyqanit familjar, i cili ndodhet në Loutraki.

Atje ai u sulmua nga katër të mitur, të cilët i vodhën paratë dhe celularin.  Fatmirësisht 15 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore, shkruajnë mediat greke.

Policia u vu në ndjekje të grupit të të miturve dhe menjëherë në stacionin e policisë erdhën disa denoncime nga prindër të tjerë.

Gjithashtu pretendohet se këta të mitur veprojnë për një kohë të gjatë si bandë, duke shantazhuar dhe rrahur nxënësit, në mënyrë që t’u marrin paratë, celularët ose thjesht për t’i ngacmuar.

Sipas policisë greke, thuhet se ka shoqëruar 15 persona dhe janë arrestuar 5 prej tyre.

Të miturit janë të gjithë me origjinë shqiptare.

Komento

Komente

  • Akrepi: 19/10/2020 11:42

    Ne fundin e shkrimit te me poshtem , te lexohet : Qe behen pengese e perparimit --eshte shkruar ,( prapambeties-) te gjith popullit .

    Përgjigju
  • Akrepi: 19/10/2020 11:01

    Dikur , diku ne nje qytet evropian , duke kaluar rrugen me nje shokun tim , digjojme nje ze femije , i therriste te atit ; ky i fundit ulur ne nje parmak porte , edhe ai me shokun e tij , pinin birra , i mirrnin nga nje periptore aty afer . Femija vinte nga nje frontistirjo -- shkolle per gjuhe te huaja -- , diku me tej , i kenaqur nga vleresimet qe i kishte bere mesuesia e Anglishtes , duke i dhene edhe nje mundesi tjeter per te studiuar , ne Frengjisht --sigurisht duke u mbeshtetutr tek aftesite e femijes -- , e porosit te marrij 2- dy -fletore , per secilen gjuhe .Femija i kerkon te atit te marre 2+2 fletore per gjuhet e qe mesonte ; i ati , i shkrir ne qefin e tyj , i pergjigjet : Mu nxi k..i se c'far te ka porositur mesuesia . Shoku reagoi i pari : Derr pylli ; jo i thash , eshte derr qyteti i modelit tone shqipetar . U larguam te keqardhur , se ky femije , me gjithe perpiekiet e tij per tu edukuar e mesuar , sigurisht --nepermjet shoqerise -- nukse do tia harrinte dot qellimit , per arsye te prindit , moster , qe tham e digjuat . Edhe keta te 15-te , sigurish jane bere kontigjent i krimit , fale barbarizmave te prinderve , apo gjenetikes se ndertimit biologjik . Sipas ivariances , keta femije jane ; Riprodhim i individeve identik , nga nje gjeneracion ne tjeterin . Pra barbari e trasheguar gjenetikisht !. Por , duke pare e dogjuar keto raste , e qindera si keto ; gjithe shqipetaret qe e kane mundesine e aftesine , duhet,-- para se te sulmojne njeri-tjeterin -- per hicasgje , te japin ndihmesen e tyre maksimale ; per nje riedukim te njerezve tane , me pririe barbare e kriminale . Besoj se dje , digjova nga zoteri Rama , nga fjala e mbajtur ne mynih , se evropa na akuzon per krimin e organizuar e per trafikim gjithfarlloj gjerash , ne mbar boten . Megjithe perpiekiet e tyj , per te paraqitur nje panoram tjeter , evropa nukse bindet , mbeshtetet ne fakte te pa numurta ngjariesh te trafikimit ne mase . Le ta leme karakterin inatcor , ndaj njeri tjeterit , dhe te punojme per edukimin e njerezve tane ; qe behen pengese e prapambeties se gjithe popullit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?