Policia italiane

Bota

Kapet 654 kg kokainë e pastër në Itali, vinte nga Ekuadori dhe kishte destinacion portin e Selanikut

29 Prill 2022, 09:35| Përditesimi: 29 Prill 2022, 09:55

  • Share

Një sasi prej 654,300 kg kokainë e cilësisë së pastër është sekuestruar nga autoritetet italiane.

Droga ishte fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Guayaquili i Ekuadorit dhe kishte destinacion portin grek të Selanikut, por tranzitohej përmes portit “Goia Tauro”.

Rreth 2000 konteinerë iu nënshtruan kontrollit me skaner në port kur u zbulua sasia e madhe e kokainës, shkruajnë mediat italiane.

Nëse do të dilte në treg, do të sillte fitim të madh për trafikantët pasi do të arrinte vlerën rreth 200 milionë euro.

Pas përfundimit të operacionit, kanë nisur hetimet me urdhër të prokurrisë së Palmit në Itali.

Porti kalabrez Gioia Tauro është vazhdimisht nën vëzhgimin e autoriteteve italiane për të luftuar trafikun ndërkombëtar të drogës.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?