Droga e sekuestruar

Kosova & Rajoni

Kapet 31 kg marjuanë në Prishtinë dhe sekuestrohen mijëra euro, dy në pranga, edhe një shtetas shqiptar

18 Gusht 2021, 13:43| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 13:46

  • Share

31 kilogramë e dyshuar marijuanë është gjetur në bagazhin e një makinë në Koroman të Drenasit në rajonin e Prishtinës.

Policia ka vënë në pranga dy persona A.M., (shtetas i Shqipërisë) dhe B.S., (shtetas i Kosovës) të dyshuar për blerje, posedim apo shpërndarje të paautorizuar të saj

Policia po ashtu ka konfiskuar veturën Passat me targa vendore pronë e shtetasit kosovar, në të cilën u gjetën dy thasë të mbushur me 31 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marijuanë.

Po ashtu është konfiskuar edhe vetura ( me targa të Shqipërisë) e shtetasit shqiptar, dy telefona celularë, si dhe para: 1050 euro dhe 13500 lekë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?