Foto ilustruese

Kapet 20-vjeçari i shpallur në kërkim për transportim të paligjshëm të emigrantëve kundrejt pagesës

2 Janar, 11:32| Përditesimi: 2 Janar, 12:16

  • Share

Gjirokastër - Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi ishte shpallur në kërkim për transportim të paligjshëm të emigrantëve kundrejt pagesës me qëllim kalimin e kufirit me Greqinë.

20-vjeçari i identifikuar si Gjovalin Gërmusha u lokalizuar dhe arrestua falë bashkëpunimit të policisë së Gjirokastrës me atë të Durrësit

20-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar të riut, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi më datë 16.05.2023, në vendin e quajtur “Vasiar”, Memaliaj, ka braktisur automjetin me të cilin, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, po transportonte 4 emigrantë.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Sundimi i ligjit", specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Gjirokastër, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, kanë vijuar hetimet e thelluara, si dhe veprimet operacionale, të koordinuara me policitë e qarqeve të tjera, për të identifikuar, kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë autorët e rasteve të goditura më parë më fushën e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Si rezultat i bashkëpunimit me DVKM Durrës u ndalua shtetasi Gj. G., 20 vjeç, banues në Shkodër”,- njofton policia.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?