Droga dhe makina ku ishte fshehur

Kronikë

Igumenicë/ Kapen rreth 50 kg marijuanë në kufi, arrestohet shoferi shqiptar, në kërkim një grek

20 Gusht 2021, 13:39| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 14:33

  • Share

Kapen rreth 50 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia greke në Filat, Igumenicë.

Është ndaluar një mjet, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 8 pako me 48 kg e 280 gram marijuanë dhe 19 pako të vogla me 1 kg e 917 gram hashash çokollatë.

Në pranga ka rënë drejtuesi i makinës, shtetas shqiptar i cili rezulton pa patentë ndërkohë që në kërkim është shpallur një grek që rezulton të ketë marrë mjetin me qira nga një kompani makinash të përdorura.

Policia po punon për zbardhjen nëse janë të tjerë të përfshirë në këtë trafikim droge.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?