Kapen pa maska në rrugë, policia gjobit 523 qytetarë në 24 orë! Ndëshkohen 13 persona që lëviznin pas orës 22:00 (VIDEO)

23 Dhjetor 2020, 15:40| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 15:52

  • Share

Shumë qytetarë vijojnë të mos respektojnë masat e vendosura për mbajtjen e detyrueshme të maskave në rrugë.

Në 24 orët e fundit u gjobitën 523 persona me 3000 lekë të cilët u konstatuan në rrugë pa mbajtur maska. Shuma do tu faturohet në faturën e energjisë elektrike.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e policisë, 5 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë efektivëve dokumentin e identifikimit.

Pasi janë identifikuar në komisariat, ata janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. 

Gjithashtu u gjobitën dhe 13 persona të cilët u kapën duke lëvizur pas orës 22:00 me masë administrative 10.000 lekë.

Ndërkohë edhe gjatë kësaj periudhe u ndëshkua një lokal i cili nuk respektonte masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID. Lokali u gjobit me 1.000.000 lekë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?