Gomonia e sekuestruar

Bllokohet gomonia në Karaburun, dyshohet se trafikonte klandestinë në Itali, arrestohen dy vlonjatë

24 Prill 2020, 12:07| Përditesimi: 24 Prill 2020, 14:32

  • Share

TIRANE-Shqipëria ka mbyllur kufijtë me të gjitha vendet për shkak të COVID-it, por kjo nuk i ka penguar trafikantët që dyshohet se kanë nisur nga Vlora trafikun e emigrantëve nga vendet e lindjes me gomone drejt Italisë. Forca Detare pikasi nga radarët dhe bllokoi mbrëmjen e djeshme në Karaburun te Shpella e Haxhi Alisë një gomone, që dyshohet se trafikonte klandestinë drejt Italisë.

Gjatë operacionit janë arrestuar dy personat që ndodheshin në gomonen me 2 motorë, 9 m e gjatë. Të arrestuarit që u kapën nga radari në gomone janë Dushan Spahiu 43 vjeç dhe Paulin Koci 25 vjeç, të dy nga Vlora. Sipas policisë, nga këqyrja e mjetit lundrues nuk u konstatua asnjë material apo send i kundërligjshëm, ndërsa dy personat deklaruan se kishin dalë në det për të testuar mjetin lundrues, por pa pasur lejen përkatëse.

Dy personave iu sekuestruan telefonat. Por pavarësisht deklaratave të tyre, ata ishin prej disa ditësh në përgjim dhe dyshohet se trafikonin klandestinë në Itali. Gomonia ishte e vjedhur në Greqi. Autoritetet greke kishin njoftuar palën shqiptare disa ditë më parë për të nisur hetimet mbi rastin pas vjedhjes. Pas bllokimit në zonën e Karaburunit, pranë vendit të quajtur "Kepi i Gjuhëzës" gomonia u rimorkiua në Triport, ku iu dorëzua Policisë.

Gomonia e bllokuar ne Vlore

Komento

Komente

  • Iris: 25/04/2020 01:20

    Iu kthyem prape bisnesit.Vesi del me shpirtin.

    Përgjigju
  • Qorrat e Totove: 24/04/2020 17:49

    Eh iku ajo kohe s ka me tani kush bëri bëri

    Përgjigju
  • Kuç: 24/04/2020 14:09

    Eshte bere jeta e padurueshme në Vlore u meruamë na keta

    Përgjigju
  • Fredi: 24/04/2020 13:16

    Jo plako e keni kot qe akuzoni vlonjatt. Nuk bojn nga kto gjona. Lexojn libra jan tedukum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?