Kronikë

Kapen me dy automatikë brenda triçiklit me të cilin udhëtonin, arrestohen babë e bir në Tiranë! Nën hetim penal edhe një 68-vjeçare që u fshihte armët

5 Nëntor 2021, 08:48| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 08:59

  • Share

TIRANË- Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi me mjetin me të cilin udhëtonin u janë gjetur 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit ‘Parandalimi’, u prangosën Skënder Jonuzi, 39 vjeç dhe djali i tij E. J., 16 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë në rrugën “Ali Kolonja, pasi gjatë kontrollit të triçiklit me të cilin udhëtonin u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Po ashtu u procedua penalisht dhe shtetasja P. T., 68 vjeçe, e cila dyshohet se ruante në banesën e saj armët e zjarrit që iu sekuestruan shtetasve të lartpërmendur. Gjatë kontrollit në banesën e saj u gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, gjatë këtij operacioni.

Vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe zbulimin e qëllimit që kishin këta shtetas, me armët që posedonin.  

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?