Kosova & Rajoni

Kapen mbi 1 ton kokainë në Malin e Zi, droga e ndarë në pako ku shkruhej 'COVID'! Skema që Policia i futi në kurth trafikantët

27 Gusht 2021, 11:56| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 22:25

  • Share

MAL I ZI- Një sasi rekord prej 1 ton kokainë është zbuluar gjatë ditës së sotme në Mal të Zi, në portin e Tivarit, e ndarë në 1,205 pako, mbi të cilat shkruhej “COVID” . Trafikantët ranë në “kurthin” e efektivëve të anti-drogës dhe të punonjësve të doganëve, duke bërë të mundur edhe çuarjen në pranga të dy personave.

Droga po transportohej me kamionin me targa PG-353GA e ngarkuar me banane që vinte nga vendet e Amerikës Latine dhe ajo “doli e pastër” nga kontrolli, mirëpo e gjitha kjo ishte një skemë për të rënë në duart e trafikantëve. Kamioni u la i lirë që të vijonte destinacionin e tij final, i cili nga sa u mësua ishte një magazinë në fshatin Zeta.

 Për pasojë në pranga ranë Marijana K. dhe Buda K ., por nuk dihen ekzaktësisht rolet e tyre. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Mal të Zi.

1630058886_E9yCqZXoAQuqFw.jpg

Kokaiina e sekuestruar 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?