Kompjuterat e lojërave të fatit në Vlorë

Kapen duke luajtur lojëra fati në Vlorë, një në pranga dhe dy nën hetim! Pronari i lokalit shpallet në kërkim nga policia (EMRAT)

12 Shkurt 2022, 15:16| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 15:17

  • Share

Policia e Vlorës ka arrestuar mesditën e sotme një person, dy janë proceduar penalisht ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. I arrestuari është Olsi Haxhiraj, 30 vjeç ndërsa pronari i lokalit Xhimi Llanaj, ku u gjetën 7 njësi kompjuterike, 2 USB, 1 printer dhe 1 aparat celular, të cilat shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit, është në kërkim.

Ndërsa Jemin Dano, 55 vjeç u procedua penalisht pasi u kap duke luajtur në ambientet e këtij lokali. Gjithashtu nën hetim është edhe Gerti Çelaj, 32 vjeç të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet një aparat celular që e përdorte për të vendosur baste sportive.

Njoftimi i Policisë
Vijon operacioni policor "Fati i lojërave”. Goditen 2 raste të tjera të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht  2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen 7 njësi kompjuterike,  2 USB, një printer dhe 2 celular.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati dhe fshehjen e të ardhurave, Strukturat e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me strukturat  Hetimore  të DVP Vlorë, kanë vijuar kontrollet e vazhdueshme në lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. H.,  30 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. Ll., 38 vjeç, (pronar i lokalit).

Në ambjentet e  lokalit të shtetasit Xh. Ll,  u gjetën e sekuestruan 7 njësi kompjuterike, 2 USB, 1 printer dhe 1 aparat celular,  të cilat shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit. 

Si dhe u  procedua penalisht shtetasi J. D.,55 vjeç, pasi u konstatua duke luajtur lojra fati, në një nga kompjuterat.

Gjithashtu në vijim të kontrolleve u procedua penalisht  shtetasit G. Ç., 32 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, në lagjen “Partizani” Vlorë, i është gjetur dhe sekuestruar një aparat telefoni celular, që e përdorte  për lojra fati të paligjshme (baste sportive). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • OMONIA: 12/02/2022 22:45

    Kapin keta te lodhurit.Keni kete lokalin ne rrugen Fiqirete Musta qe kercet llotua si ne Bagdad.E kemi rregulluar thone keta me te Policis mer rroge mujore nje i policis me kete pune thote ky i lokalit.Pse si bini ketija

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?