Kapen 83.5 kg heroinë në pikën kufitare të Hanit të Elezit në Kosovë, 7 të arrestuar, 2 në kërkim

23 Shkurt 2022, 23:05| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 23:07

  • Share

KOSOVË- Në pikën kufitare të Hanit të Elezit, autoritetet kosovare kanë kapur 83.5 kilogramë drogë, që dyshohet të jetë e llojit heroinë. Droga u gjet në një maune që kishte mbërritur nga Turiqa, ndërsa destinacioni ishte Prishtina.

Në një deklaratë për mediat, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizaj, Shukri Jashari bëri me dije se janë arrestuar 7 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.  

“Gjatë kontrollit të Doganës së Kosovës është dyshuar se në mjetin transportues, përveç mallrave të ndryshme, kanë qenë edhe 32 reflektorë, ku në to të paketuara kanë qenë nga pesë qese, të dyshuara me substancën e llojit heroinë, gjithsej 160 paketime”, tha Jashari në një konferencë për media.

 Droga është gjetur nga një kontroll rutinë i doganierëve, të cilët kanë arritur ta identifikojnë dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Droga ishte e ndarë në 160 pako.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?