Kontrolle për para të padeklaruara në Portin e Durrësit, kapen 25 mijë euro në një autobus pasagjerësh, vinte nga Bari! Ndalohet shoferi

22 Tetor 2022, 11:09| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 13:21

  • Share

DURRËS- 25 mijë euro u zbuluan në një furgon pasagjerësh që mbërriti në portin e Durrësit nga Bari, i njëjti destinacion si autobusi që të premten policia i gjeti përmes kontrolleve të imtësishme 522 mijë euro të padeklaruara. Report Tv mëson se policia dhe autoritetet doganore kanë ngritur një plan masash për të kaluar në kontroll të gjitha mjetet me risk përfshi edhe kompanitë turistike që kryejnë transport udhëtarësh me mjete taksi apo furgona pasagjerësh.

Për shkak të rritjes së vigjilencës duke marre shkas veçanërisht nga zbulimi i mbi gjysmë milioni euro në autobus, u bë dhe zbulimi i 25 mijë eurove, ndërsa u arrestua drejtuesi i furgonit.

Pasditen e djeshme, u kapën 522 mijë euro të fshehura në një autobus në zonën e kondicionerit. Paratë ishin të futura në qese marketi dhe u zbuluan nga gjurma e zezë e lënë në skaner dhe u arrestua Elidon Çela, 32 vjec, drejtues dhe pronar i autobusit me targë AB 633 FZ, pjesë e Agjencisë së Transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova. Bashkë me të, policia arrestoi dhe 2 ndihmës shoferët e tij, Dritan Kamberi, 36 vjeç dhe Anold Cankja, 32 vjeç.

Autobusi që po transportonte 522 mijë euro cash ka hyrë nga porti i Barit në vendin tonë, por rezulton se ka përshkruar një itinerar duke ndaluar në disa qytete të Italisë.  Policia kishte marrë informacione në rrugë operative ndaj përveç kontrollit me skaner, agjentët ndërhynë fizikisht në autobus, ku gjetën 6 qese plastike me 522 mijë euro me prerje nga 5 euro deri në 100-dëshe. Aktualisht në kuadër të këtij hetimi janë ngritur akuzat e pastrimit të parave, mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi dhe kontrabandës.

Ora 10:57
U kap me 522 mijë euro, autobusi që vinte nga Bari ishte në disa qytete të Italisë! Sot kontrolle në pikat e kalimit kufitar, në 'sitë' edhe furgonët

Autobusi që po transportonte 522 mijë euro cash ka hyrë nga porti i Barit në vendin tonë, por rezulton se ka përshkruar një itinerar duke ndaluar në disa qytete të Italisë. Që prej ditës së djeshme, vijojnë kontrollet në portin e Durrësit dhe në pikat e kalimit kufitar për të tjera linja që konsiderohen me rrezik.

Në sitë nuk janë vetëm autobusët, por edhe furgonet e pasagjerëve apo agjensive turistike. Ndërkohë ndaj autobusit të kompanisë ‘Buona Ventura’ është vendosur masë sekuestro preventive për shkak të hetimeve. Pas aksionit të zhvilluar në koordinim me Doganën e Durrësit për anijen e drejtuar nga 32-vjeçari Elidon Çela, krimi ekonomik referon materialet për veprat penale Kontrabandë, kalim në kufi të vlerave monetare të padeklaruara dhe pastrim parash.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 22/10/2022 13:04

    Bravo shteti mos lejoni te futet asnje leke ne vend se skemi nevoje jemi shume te pasur jua qr o legena qe e keni ciar vendin ne varferi ekstreme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?