Kapen 2 ton kokainë në Portin e Roterdamit, ishin fshehur në banane! Vlera e drogës 151 milionë euro

7 Qershor 2020, 21:50| Përditesimi: 7 Qershor 2020, 21:52

  • Share

Policia e Roterdamit në Holandë ka sekuestruar një sasi rekord prej 2 ton kokaine. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet holandeze këtë të dielë, ndërsa sipas agjencisë së lajmeve 'Reuters' droga kap një vlerë prej 151 milionë euro.

Kokaina u gjet në një dërgesë bananesh, e cila vinte nga Ekuadori dhe kishte si destinacion një kompani hungareze, tha prokuroria e Roterdamit në një njoftim për mediat.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, në portin e Roterdamit janë kapur më shumë se 38 ton kokainë.

Komento

Komente

  • Dino: 07/06/2020 23:53

    Sondazhi i Rame mielloshit qe mori 10% te votave ne 2019....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?