Lënda narkotike e sekuestruar

Kapen 2 ton kanabis në Mal të Zi! Kaloi përmes Shqipërisë, kishte destinacion Gjermaninë! Arrestohet shqiptari(FOTO)

3 Nëntor 2020, 19:44| Përditesimi: 4 Nëntor 2020, 11:31

  • Share

Afërsisht dy ton kanabis janë kapur në Podgoricë të Malit të Zi në një kamion i cili kishte kaluar përmes Shqipërisë.

Policia ka arrestuar Ervis Calliku, 40-vjeç nga Durrësi që transportonte lëndën narkotike e cila ishte bashkë me me një ngarkesë fruta perimesh.

Sipas të dhënave nga policia, ngarkesa dyshohet të ketë pasur destinacion Gjermaninë.

Ajo kishte hyrë në Shqipëri nga Kapshtica e më pas kishte kaluar në Mal të Zi përmes Hanit të Hotit.

"Mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kufitar Hani i Hotit (Bozaj), shërbimet policore dhe ato doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të një kamioni tranzit, kanë gjetur të fshehur brenda ngarkesës me fruta-perime, një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar marijuanë. Kamioni që drejtohej nga shtetasi E. C. ishte ngarkuar me fruta-perime në shtetin grek dhe kishte hyrë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, tranzit për në vendet e BE-së" - njofton policia.

Policia dhe prokuroria shqiptare kanë nisur hetimet nëse kamioni ka kaluar në skanerin doganor.

 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 03/11/2020 23:23

    Nuk ka mundesi te jete droge shqiptare. Ne kemi kohe qe e kemi shfarosur dhe kemi dale nga harta e vendeve kultivuese. Ose do jete droge e magazinuar qe nga koha e Saje Qorrit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?