Kronikë

Kapen 15 klandestinë sirianë zonën e Karaburunit, po tentonin të largoheshin me gomone drejt Italisë nëpërmjet Portit të Vlorës

2 Tetor 2021, 09:50| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 11:50

  • Share

VLORË- Klandestinët sirianë kanë gjetur tashmë një mënyrë tjetër për t’u larguar nga vendi i tyre drejt vendeve të BE-së. Veç rrugëve tokësore, klandestinët sirianë tashmë po tentojnë të largohen edhe me gomone nga brigjet shqiptare dhe këtë herë pikë kalimi kanë zgjedhur Portin e Vlorës.

Në kuadër të një operacioni mes Delta Forcë në Vlorë dhe Guarda Di Finanza, janë arrestuar 15 klandestinë në zonën e Karaburunit në gjirin e Bristanit në Vlorë. Klandestinët dyshohet se janë shtetas siriane dhe janë arrestuar nga policia, ndërsa ishin në tentativë për t’u larguar mes Portit të Vlorës drejt Italisë dhe vendeve të BE-së. 

Delta Forca e Vlorës ka bërë shoqërimin e tyre drejt Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe janë duke u marrë në pyetje. Po verifikohet nëse ka pasur ndonjë mjet lundrues në det që i ka transportuar.

1633163691_Sequence03.00000206.Still030.jpg

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?