Foto ilustruese

Kapen 15 emigrantë në Tepelenë, 3 dërgohen në spital, shfaqen probleme shëndetësore

14 Gusht 2020, 23:14| Përditesimi: 14 Gusht 2020, 23:15

  • Share

15 emigrantë kurd janë ndaluar nga policia në Tepelenë, të cilët kanë hyrën nga kufiri në mënyrë ilegale me shpresën të të shkuar drejt vendeve të BE-së. Ata kanë qenë duke ecur në këmbë në momentin që janë ndaluar në fshatin Luzat, të vetëm dhe të pa shoqëruar.

Nga 15 emigrantët e kapur, 3 kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë transportuar në spitalin "Omer Nishani" në Gjirokastër. Emigrantët e tjerë janë shoqëruar në komisariat

Emigrantët e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të shkuar drejt vendeve të BE për një jetë më të mirë, dhe shpesh ata shfrytëzohen nga trafikantët për qëllime përfitimi duke u premtuar kalimin në këmbim të parave.

Rastet e udhëtimit të tyre në këmbë janë të shumta dhe disa muaj më parë disa emigrantë folën për Report Tv, se si endeshin në rrugë me shpresën për të kaluar kufirin dhe ikur drejt vendeve të perëndimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?