Trofta e sekuestruar

Kapen 139 copë troftë Ohri, arrestohen dy të rinj në Tushemisht

30 Tetor 2022, 18:42| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 18:57

  • Share

KORÇË- Dy të rinj janë arrestuar nga policia në doganën e Tushemishtit, pasi në makinën me të cilën udhëtonin, u janë gjetur 139 copë troftë të Ohrit me peshë totale 90 kg, të cilat nuk lejohet që të tregtohen nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. E.Sh. dhe M.A.  janë ndaluar në stacionin e policisë në Stenje.

‘Sot (30.10.2022), pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra paraprakisht, zyrtarë  policorë të Seksionit  për Krimin Ndërkufitar Ohër dhe Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikqyrjen e Kufirit Stenjë kanë ndaluar E.  Sh.  (22) dhe M.A.  (25) nga Republika e Shqipërisë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tipit ,, Nissan ,, me targa kombëtare shqiptare janë gjetur 139 copë troftë të Ohrit me peshë totale rreth 90 kg, të cilat ishin objekt i tregtisë së paligjshme nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

E.Sh.  dhe M.A.  janë ndaluar  në stacionin e policisë në Stenje dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tyre do të ngrihet padi e duhur.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?