Nicola Berishaj, alias “Baba

Kapen 10 milionë dollarë kokainë në Peru, në krye të organizatës 'Baba', furnizonte mafien shqiptare me drogë në Evropë (VIDEO)

19 Tetor 2023, 21:05| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 07:32

  • Share

Kokainë me vlerë mbi 10 milionë dollarë të një organizatë kriminale të quajtur “Roll Royce” janë sekuestruar nga autoritetet në Peru.

Sipas mediave lokale drejtuesi i kësaj organizate është një malazes me emrin Nicola Berishaj, i njohur me nofkën “baba”. Ai ishte i dërguari i trafikantëve shqiptarë të drogës.

Operacioni i quajtur “Protokolli 2023” u krye njëkohësisht në tre pika, ku u sekuestruan 114 pako kokainë, me vlerë mbi 10 milionë e 400 mijë dollarë amerikanë.

Mes të arrestuarve është edhe Segundo Fernando Sangama Flores, i njohur ndryshe si “Chuy”, i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e pakove të kokainës. Sipas mediave vendase, operacioni erdhi pas disa muajsh hetime që i lejoi policisë të lokalizonte një shtëpi në San Martín de Porres, ku u gjetën pakot e drogës të vendosura në një furgon të vogël.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1290 euro, 3587 dollarë, bizhuteri dhe dhjetëra pajisjeve që përdorte organizata për të komunikuar. Nga hetimi u zbulua gjithashtu se Nicola Berishaj, alias “Baba”, prezantohej si pastor i një kishe ungjillore për të mos ngjallur dyshime. Pavarësisht se është identifikuar nga policia, Berisha ka arritur të largohet dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Delja zez: 20/10/2023 12:24

    _____ alelujaaaaa...hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?