Kapakët e Ungjillit

Kapakët e artë të ungjillit që ruhen në Muzeun Ikonografik 'Onufri'

25 Prill, 11:06| Përditesimi: 25 Prill, 11:17

  • Share

Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat publikoi në rrjetet sociale një prej objekteve më me vlerë që ruhen nga Muzeu Ikonografik “Onufri”.

Bëhet fjalë për kapakët e ungjillit të realizuar me mjeshtëri në ar e argjend dhe që janë të ekspozuar në një nga stendat e Muzeut Ikonografik. Objekti i ekspozuar i përket shekullit të 18-të. Mbi kapakun e anës së majtë, në qendër, shënohet viti 1755.

Në dy kapakët paraqiten skena biblike nga Testamenti i Ri, kryesisht nga jeta e Krishtit.

Fundi anës së majtë ka një mbishkrim në greqisht që sipas një përkthimi nga Theofan Popa na tregon për autorin, Petuos Mokrundi nga Mokra (mes Dibrës e Gostivarit).

Qendra Muzeore Berat është institucion i specializuar dhe arkivor me status “Muze kombëtar” në vartësi të Ministrisë së Kulturës, me seli në qytetin e Beratit e cila administron Muzeun Ikonografik “Onufri” dhe Muzeun Etnografik.

Muzeu i Ikonografisë dhe Muzeu Etnografik mbledhin ruajnë dhe promovojnë koleksione me vlerë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe zonës përreth. Berati ka qenë një qendër e rëndësishme e zhvilluar sidomos në shek XVII, një vend ku u grumbulluan, u prodhuan dhe u ruajtën vlera të rëndësishme të cilat janë thesare të vërteta të kulturës kombëtare. ATA


Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?