Kaosi në seancën plenare, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Berishës, Nokës, Këlliçit dhe Palokës

14 Shkurt 2023, 10:51| Përditesimi: 14 Shkurt 2023, 11:34

  • Share

PS kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Sali Berishës, Flamur Nokës, Belind Këlliçit dhe Edi Palokës. Kjo kërkesë vjen pas kaosit në seancën e fundit plenare dhe protestës së organizuar nga Sali Berisha jashtë Kuvendit.

Ndonëse 31 deputete dhe ministra thanë se do të kërkonin përjashtimin maksimal të Berishës nga Kuvendi për shkak të gjuhës së përdorur, PS sot kërkoi vetëm 10 ditë përjashtim nga Kuvendi të ish kryeministrit bashkë me mbështetësit e tij.

Deputetet thanë se gjuha linçuese e Berishës është e papranueshme. Shkak është bërë fakti që Berisha se pretendon se ka video të McGonigal me Veliajn e ministra duke bërë orgjira në klube nate, por refuzon që t’i publikojë. Ai thotë se do i dorëzojë vetëm te komisionet parlamentare që mund të ngrihen për 'McGonigal' në Shqipëri, por edhe në SHBA.

Ndërkohë, teksa Elisa Spiropali fliste në Kuvend, Flamur Noka e ndërpriste duke i rënë bilbilit. Edhe në një moment, Berisha me mbështetësit e tij bllokuan foltoren, që duket se e kanë kthyer në zakon pasi e përsërisin në çdo seancë plenare.

 

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptari: 14/02/2023 12:29

    Nuk e di nëse u pritet rroga deputetëve kur përjashtohen për shkelje? Me atë që bënë dje të paudhët e non gratës të përjashtohen pa hezitim. Nëse nuk merren masa sipas rregullave të zhvillimit të seancave parlamentare, të paudhët e non gratës nuk do lejojnë zhvillimin normal të seancave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?