Foto nga kaosi dje në Kuvend

Kaosi në Kuvend/ Bllokimi i foltores e gjuhë jo etike, përjashtohen me 10 ditë deputetet e Rithemelimit Elda Hoti e Albana Vokshi

16 Shkurt, 13:58| Përditesimi: 16 Shkurt, 15:52

  • Share

TIRANË- Për kaosin e krijuar të enjten në parlament, sekretariati i Etikës përjashtoi dy deputetë të tjerë nga radhët e rithemelimit. Me kërkesë të grupit të Partisë Socialiste, deputetet Albana Vokshi dhe Elda Hoti përjashtohen nga punimet e Kuvendit me 10 ditë.

Kërkesa e socialistëve erdhi pasi dy deputetet bllokuan foltoren e parlamentit duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare, si dhe përdorën një fjalor jashtë etikës.

Deputetja Albana Vokshi ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore ndaj deputeteve. Në postimin e saj në rrjetin social Vokshi thekson se Rama, përveçse urdhëron gratë që të firmosin vjedhje, abuzim e korrupsion, i urdhëron ato që të përjashtojnë edhe dy gra deputete.

‘Propaganda e Ramës me numrin e grave dhe keqpërdorimi i tyre: Urdhëron 4 gra deputete që të përjashtojnë dy gra deputete. Urdhëron një grua që të ndalojë gratë deputete të hyjnë në seancat plenare. Urdhëron një grua të urdhërojë gardën të ndalojë e të dhunojë fizikisht gratë deputete të opozitës. Urdhëron gratë ministre të firmosin çdo vjedhje, abuzim e korrupsion të tij. Ja pse i duhen gratë Edi Ramës…’- shkruan Vokshi.

Më 7 shkurt sekretariati i etikës përjashtoi me 20 ditë deputetët Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Bledion Nallbati, ndërsa Gazment Bardhi u përjashtua me 10 ditë. 

1708088477_WhatsAppImage20240215at11.00.21.jpeg

1708088488_WhatsAppImage20240215at11.00.211.jpeg

 

Kerkesa per mase disiplinore

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 16/02/2024 14:24

    A po binden npraktik prej Krijusit të gjithsis i kemi tgjitha tmirat vetëm medet po na mungojnë,sa ishum tri kemi pas sevda asnji nuse e cila ka dashtë nuk e kemi lan shterpë,si nqytet ashtu në katun,u knaqshum kur i pashum thmin të shëndosh me gjysëm apange e gjysëm plisi dalshin nëpër fusha mbas bagtis,e gjallnojshi natyrën,pa e kuptu se qfar humbje po i bajmë vehtës sa shkallë tek SOJI i njeriut po humbimë,tani thmija tontë jan ba mat menqur se na,në pleqri po na e humbim sevdan e rinis,siq thot Populli qdo gac po u mlojka me hirin e vetë,tparët tanë e kan pas të përjetume kur kan than burri nji her lindë,njiher martohet krejt normale dhe nrron jetë,len besnikri në familje dhe bijat e thrrasin për rilindje,jeta vazhdon me faqe tbardhë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?