Kaosi në Kuvend, Spiropali-Rithemelimit: Dera ku kanë thirrur të parin tuaj, as hapet e as mbyllet prej nesh! I përgjigjet Vokshi: Ti vazhdo me Bajrajt, ne me betejën tonë

1 Nëntor 2023, 20:30| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 20:43

  • Share

1698867781_398234326893534742138961135382841663228854n.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjete sociale lidhur me kaosin e përsëritur të grupit të Rithemelimit në Konferencën e Kryetarëve dhe në komisione parlamentare, siç ishte bllokimi i zhvillimit të mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë.

Në një reagim në rrjetet sociale Spiropali tha se “sot, në shkelje të plotë të çdo ligji, rregulli dhe kodi, duke nëpërkëmbur detyrën dhe përdhosur misionin kushtetues, disa deputetë të opozitës, kanë dhunuar institucionet e Kuvendit duke dashur të pengojnë prezantimin e Buxhetit 2024 në Konferencën e Kryetarëve dhe në Komisione Parlamentare”.

“Të nderuar kolegë dhe kolege: nuk jua kanë fajin dyert e Kuvendit! Dera ku kanë thirrur të përgjigjet të parin tuaj, as hapet prej nesh, as mbyllet prej nesh. Koha kur ajo derë hapej për armiqtë dhe mbyllej për shokët, aleatët dhe miqtë ka marrë fund. Kuptojeni! Kthehuni në Kuvend dhe bëni punën tuaj”, tha Spiropali.

Në përgjigje të Spiropalit ka reaguar deputetja e Rithemelimit Albana Vokshi e cila nuk i ka kursyer akuzat.

"Sekserja e Bajrave, një prej bandave me të rrezikshme, flet per institucione, kushtetutë dhe demokraci! Historia na ka mësuar se në një vend ku nuk ka liri dhe ku opozitës nuk i njihen të drejtat kushtetuese, nuk mund të ketë as mirëqenie për njerezit! Elisa Spiropali me shefin e vet le të vazhdojnë me Bajrat dhe Pëllumb Gjokën! Ne do të vazhdojmë betejën tonë, si garancia e vetme se në Shqipëri ka shpresë", shkruan ajo në rrjete sociale.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Rithemelimi nuk heq dorë nga dhuna e kaosi! Tensione në Konferencën e Kryetarëve, bllokon edhe 'Ekonominë'


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?