Arbitri Davide Massa dhe tensioni në stadium

Kaosi në derbin Olympiacos - AEK, sulmohet arbitri italian: Më goditën në gjenitale

25 Prill 2023, 13:04| Përditesimi: 25 Prill 2023, 13:05

  • Share

Skena të një çmendurie të zakonshme në stadiumin "Georgios Karaiskakis" në Athinë (Pire), ku u zhvillua një ndeshje e ashpër mes Olympiacos dhe AEK, me miqtë që fituan me rezultatin 1-3, por polemikat sollën kaos, tension dhe sende të forta në fushë.

Puna e arbitrit italian Davide Massa përfundoi në shënjestrën e klubit bardhekuq , veçanërisht për shkak të penalltisë në favor të AEK-ut kur rezultati ishte 1-1.  “Sot edhe të verbërit e kanë parë se çfarë po ndodh në futbollin grek, falsifikimet, endacakët dhe të paligjshmet kanë treguar se nuk kanë skrupuj. Ju thamë se bota jonë është një kazan që zien", thuhet në reagim.

Fundi i ndeshjes solli edhe tensionin në fushë, me shumë tifozë që kaluan në pistë për të hedhur sende të forta. Arbitri italian Massa pas duelit shkroi se mori goditje në gjenitale.“Duke hyrë në tunel kishte shumë njerëz atje dhe ndjeva një goditje në organet e mia gjenitale, pa mundur të them se kush e kishte bërë atë”.

Tani pritet ndëshkimi i Olympiacosit dhe tifozëve të tyre për këto incidente të përfshira në raportin e gjyqtarit italian.

Duhej ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej pas shumë minutash kaos. Për fat nuk pati asnjë të lënduar rëndë, me futbollin në Greqi që njihet për skena të tilla. Edhe pse me një arbitër të huaj, sërish nuk munguan polemikat.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 25/04/2023 13:25

    PO ARBITRAT ITALIANE JANE ME TE KORRUPTUARIT NE BOTE...SHIKONI HISTORIKUN E FITOREVE TE SKUDETOVE TE R U B E N T U S 3/4 JANE TE V J E DH U R

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?