Kaosi la PD ‘jashtë’ Kuvendit, 3 pr/ligjet e Bashës presin dritën jeshile! Kryedemokrati s’ka votat, duhet të ‘bindë’ PS-në e Rithemelimin

7 Janar, 12:27| Përditesimi: 7 Janar, 21:33

  • Share

Është projektligji i fundit, mes disa nismave ligjore të depozituara nga Lulzim Basha në Kuvend, kur kolegët e tij opozitarë vijonin aksionin bllokues të punimeve parlamentare: ndryshimi në rregulloren e Kuvendit, që lidhet me dorëzimin vullnetar të imunitetit.

Ky projekt-ligj, që kërkon shumicë të thjeshtë votash, erdhi në një kohë kur Kuvendi diskutonte imunitetin e Sali Berishës dhe kërkon që deputetët të nënshkruajnë në fillim të legjislaturës së re, një deklaratë, përmes së cilës heqin dorë vullnetarisht nga imuniteti, në çdo rast që SPAK i dërgon një kërkesë Kuvendit.

Një tjetër projekt-ligj i depozituar nga Lulzim Basha është ai për ndryshimin e kodit penal, që kërkon 84 vota. Pas përplasjes me Gazment Bardhin për kullat në seancën e 5 tetorit, 2 muaj më pas Basha kërkoi ashpërsim të kodit penal për shpifjen, duke kërkuar 2 vite burg, kur shpifja bëhet nga foltorja e Kuvendit.

Paketa me të cilën Basha sfidon ligjvënësit e tjerë është vetting në politikë dhe ndryshimet për reformën zgjedhore: votë të emigrantëve dhe Shqipëria një zonë zgjedhore, të ri-depozituar në Kuvend këtë nëntor. Këto propozime duken të vështira për të siguruar numrin e votave, por po kaq të vështirë, për shkak të ndarjes së thellë të opozitës edhe në parlament, dhe krizës mes saj dhe maxhorancës e kanë dritën jeshile edhe një sërë nismash të tjera të mbetura pezull në Kuvend, si Avokati i Popullit, rritja e pagave për gjyqtarët e Kushtetueses, apo amnistia penale, që këtë vit u zvarrit në kërkim të 84 votave.

Me 11 votat e tij, Basha mund të plotësojë 84-shen që i duhet PS, në këmbim të votave për nismat e marra prej tij. Që prej 5 tetorit, datë, që shënon nisjen e aksionit të opozitës në parlament, Lulzim Basha dhe të tijtë thuajse kanë qëndruar larg seancave plenare çdo të enjte. 

Mungesën e kanë argumentuar si rrugën e vetme për të shmangur përplasjet fizike që mund të ndodhnin mes grupeve të opozitës në Kuvend, por edhe për të shmangur keq-interpretimin për kartonin që deputetët e grupit “Basha” do të ngrinin në Kuvend, (si në rastin e votës kundër për buxhetin) në kushtet kur deputetët e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit vijonin skenarin e kaosit, ndërsa socialistët votimet pa mbajtur diskutime.

Ndryshimet e propozuara nga Basha  për ndryshimet e kodit penal

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Vetingu në politikë

 

 

Propozimi për heqjen dorë vullnetarisht nga imuniteti i deputeteve
 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 07/01/2024 16:14

    Vetingun, apo Verifikimin a Shqyrtimin e politiktes po e ben me se miri SPAK. Politika ketu, apo me mire Basha do ta perdori vetem si shantazh per kedo qe do te fusi apo mbaj ne rradhet e partise me vule, por pa mbeshtetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?