Kaosi i shkaktuar online, FSHF njofton daljen në shitje të 1139 biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki

9 Tetor 2023, 21:10| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 21:21

  • Share

FSHF njfton sportadashësit se ditën e nesërme, e martë, ora 12:00 do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/.

Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103. Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.

Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online.

Ndeshja do të luhet të enjten në 20:45 në ‘Air Albania’. Biletat e kësaj sfide u shitën dy orë pas daljes në shitje online, me tifozët që patën ankesa për mënyrën e menaxhimit.

Tani FSHF njofton se në shitje është edhe një numër i vogël biletash, por online. Stadiumi për Shqipëri - Çeki do jetë në kapacitetet maksimal, pra 22 mijë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?