Kaos protestash në Greqi/ Policia pagosi rëndë 16-vjeçarin pasi nuk pagoi në karburant, përmbysen makina dhe ndizen zjarre

6 Dhjetor 2022, 10:32| Përditesimi: 6 Dhjetor 2022, 10:29

  • Share

SELANIK- Vazhdojnë të vendosen postblloqe në rrugën Konstantinoupoleos, në qendër të Selanikut, nga komuniteti rom që protestojnë për plagosjen e rëndë të 16-vjeçarit nga një oficer policie i grupit “DIAS”.

Një agjenci lajmesh raportoi se një djalë 16-vjeçar dyshohet se u largua nga një pikë karburanti pasi mbushi makinën e tij me gaz pa paguar. Një punonjës i karburantit ka njoftuar policinë për faturën e papaguar prej 20 euro, raportojnë mediat e huaja.

Protestuesit janë nisur nga spitali i Hipokratit për t’u vënë flakën kazanëve, të cilët janë pajisur me shishe alkooli, gurë, tulla, hekura dhe sende të tjera me qëllim për të sulmuar forcat e policisë.

Pak para orës 19.30 me orën lokale ata kanë përmbysur dhe vandalizuar një makinë e cila ishte e parkuar pranë një koshi të cilit i vendosën flakën.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga policia dhe njerëzit vijojnë t’u vënë flakën kazanëve përgjatë rrugës, duke provokuar ndërhyrjen e policisë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?