Qindra njerëz kërkojnë të ikin nga lufta dhe bëjnë thirrje për azil

Kaos në portin e Sudanit, qindra njerëz kërkojnë të ikin nga lufta dhe bëjnë thirrje për azil

29 Prill 2023, 11:32| Përditesimi: 29 Prill 2023, 11:39

  • Share

Kaos dhe panik po shpaloset në portet e  Sudanit, ku qindra njerëz janë mbledhur duke pritur për një rrugë shpëtimi dhe për të lënë pas luftimet e ashpra që po zhvillohen.

Qindra njerëz janë mbledhur përpara Klubit Social Detar të Port Sudanit, i cili tani është një qendër njoftimi dhe regjistrimi për anijet e evakuimit.

Herë pas here, një emër dhe një numër pasaporte thirret me zë të lartë dhe shpresat e qindrave rriten për një moment kalimtar dhe  për të gjithë përveç njërit këto shpresa prishen befas.

Fytyrat sudaneze në turmë janë të pakta në krahasim me masat e Jemenit dhe Sirianëve që regjistrohen për të hipur në një anije evakuimi ushtarake të Arabisë Saudite.Ata ikën nga lufta e tyre për të kërkuar strehim në Sudan dhe siç duket ajo i ndoqi këtu.

“Po vuajmë”, thonë qytetarët. “Ne as që kemi parë luftë si kjo në Siri”.

Lufta ka shembur kryeqytetin e Sudanit, Khartoum dhe ka vrarë qindra njerëz dhe mijëra të plagosur.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?