Sport

Kaos në ‘Old Traford’, tifozët e M.United futen në fushë për të protestuar! Në rrezik ndeshja me Liverpool

2 Maj 2021, 16:33| Përditesimi: 2 Maj 2021, 16:34

  • Share

Një situatë e pazakontë është shënuar sot në Manchester atje ku tifozët e United janë mbledhur për të protestuar kundër vëllezërve amerikan Glazers, të cilët kanë edhe pronësinë e klubit.

Fillimisht ata ishin mbledhur para ‘Old Traford’, ndërsa më pas shumë prej tyre arritën që të futen në stadium. Rojet e sigurisë më kot tentuan pasi turma i mori para, duke u futur deri në fushën e blertë.

Më tej tifozët u mblodhën poshtë tribunës qëndrore teksa lëshuan edhe fishekzjarre në atë drejtim, duke shprehur në këtë mënyrë qëndrimin kundër pronarëve. E gjithë kjo protest vjen pasi Glazers firmosën për të qenë pjesë e Superligës Europiane dhe dorëheqja e tyre 48 orë më vonë nuk është falur nga tifozët.

Këta të fundit gjithashtu kanë rrethuar edhe hotelin ku po qëndron Manchester United në prag të ndeshjes me Liverpool, që luhet në orën 17:30 dhe tani është në rrezik serioz për të mos u zhvilluar.

Për më tepër që disa tifozë shkulën shkopat që shënojnë goditjet e këndit. Një tjetër theu kamerën e transmetimit të ndeshjes dhe dëmë me tjera me siguri mund të zbulohen në të ardhmen. Sakaq stafi i sigurisë së stadiumit ‘Old Treford’ është mbledhur për të vendosur nën kontroll situatën.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?