Foto nga vendngjarja

Aksident në Sukth, përplasen 5 automjete! Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Durrës

7 Maj 2023, 15:58| Përditesimi: 8 Maj 2023, 00:25

  • Share

Autostrada Tiranë-Durrës është kthyer këtë të diel në kaos për shkak të përplasjes së 5 mjeteve.

Përplasja ka ndodhur mesditën e kësaj të diel në zonën e Sukthit. Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale.

Si pasojë, në autostradë është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.

Aktualisht autostrada është hapur dhe po tentohet normalizimi i trafikut.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?