Kaos në ajër, pasagjeri tenton të hap derën e avionit pak para nisjes nga Kroacia

3 Korrik 2023, 16:14| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 16:24

  • Share

Një pasagjer britanik ka shkaktuar kaos pak para fluturimit të Ryanair nga Kroacia, pasi tentoi të hapte derën avionit i cili ishte në nisje të fluturimit.

Në videon që ka bërë xhiron e rrjetit tregohet momenti i tmerrshëm kur pasagjeri 27-vjeçar i bën rezistencë oficerëve të sigurisë së avionit, të cilët u përpoqën ta ndalonin pasi ai tentoi të hapte derën e avionit.

Ai shihet duke u bërtitur pasagjerëve të tjerë dhe ekuipazhit në korridoret e avionit, teksa avioni përgatitet të niset nga Aeroporti i Zadarit.

Në një seri videosh të shpërndara në TikTok, burri shihet duke ngritur grushtin drejt derës së avionit, ndërsa pasagjerët e tjerë dëgjohet të bërtasin ‘oh zot!’.

Kjo ka shkaktuar panik në bord dhe pasagjerët e shqetësuar dëgjohen teksa ulërasin nga frika.

Një pasagjere dëgjohet teksa bërtet dhe thotë: 'Çfarë po bën ai?!', përpara se pasagjerët tjerë të ndërhyjnë duke e neutralizuar të riun.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?