Avioni i Asiana Airlines u ul me derën e hapur

Kaos në ajër! Pasagjeri hap derën e avionit që ishte ende në fluturim dhe shkakton panik në bord

27 Maj 2023, 13:56| Përditesimi: 27 Maj 2023, 14:01

  • Share

Një pasagjer ka shkaktuar panik gjatë fluturimit për në Korenë e Jugut, pasi ka hapur derën e avionit që ishte ende në ajër.

Një pasagjer i linjës së fluturimit Asian Airlines është arrestuar pasi hapi derën e emergjencës teksa avioni po ulej në Korenë e Jugut dhe ishte ende 250 metra nga toka.

Policia tha se burri pohoi gjatë marrjes në pyetje se ishte i stresuar pasi kishte humbur punën, ndaj kishte ndërmarrë veprimin.Policia tha gjithashtu se pasagjeri ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe kishte tentuar të hidhej nga avioni.

Të gjithë 194 pasagjerët i mbijetuan fluturimit, i cili përfundoi në mënyrë të suksesshme, por me derën e tij ende të hapur në Aeroportin Ndërkombëtar Daegu, të Koresë së Jugut.

Disa pasagjerëve u ranë të fikët, ndërsa të tjerë kishin probleme me frymëmarrjen dhe u dërguan në spital, raportojnë mediat lokale. Personi përgjegjës për këtë, rreth të 30-ave, u arrestua pas uljes së avionit.

Videoja e një pasagjeri të shpërndarë në mediat sociale tregon boshllëkun në anën e majtë të avionit dhe erërat që godasin rreshtat e pasagjerëve të ulur.

Stjuardesat nuk kishin mundur ta ndalonin sepse avioni ishte gati të ulej, treguan dëshmitarët për mediat lokale.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?