Kaos me regjistrimet në shkolla, shtyhet sërish afati! Privati rrit tarifat, prindërit dërgojnë fëmijët në shkolla publike

8 Shtator 2023, 15:50| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 16:54

  • Share

Regjistrimet në arsimin parauniversitar po kalojnë një situate kaotike. Dy here rreshtazi janë rihapur regjistrimet , pasi nxënësit nuk kanë mundur të regjistrohen. Por çfarë ka ndodhur konkretisht?

Nëse një prind nuk e ka regjistruar akoma fëmijë në shkollën publike, ati i mundësohet kjo procedurë deri një ditë para fillimit të vitit shkollor për arsimin bazë, 11 shtator, thotë Ministria e Arsimit.

Për regjistrimet, u dhanë dy afate njeri pas tjetrit. Kjo për shkak se shumë prindër edhe pse kanë aplikuar në E-Albania nuk kanë marrë përgjigje. Një variant, sipas ministrisë së Arsimit, ka ndodhur për shkak , e-Albania nuk ka toleruar regjistrime sipas preferencave, por vetëm sipas vendbanimeve. Nisur nga ankesat e shumta të prindërve, u dha dhe afati i ri për këtë proces.

Ana ka dy javë që nuk po e transferon djalin e saj në klasën e tetë. Kjo po ndodhi për shkak se familja u shpërngul me banim në një tjetër lagje. Për të shkuar në shkollën e re pranë shtëpisë, Anës i dolën shumë pengesa. Aplikimin e bëri fillimisht në E -Albania. Transferimi i refuzua sepse nuk përputhet gjuha e huaj e parë.

Në shkollën e mëparshme djali mësonte frengjisht të parë dhe anglisht të dytë. Në shkollën pritëse është e kundërta, gjuhë e parë është anglishtja, dhe frengjishtja e dyta. Sipas Drejtorisë së Arsimit, refuzimi bazohet në një udhëzim të Ministrisë së Arsimit, për vijimësinë e gjuhësh. Ana nuk e ka regjistruar djalin. Si rasti i saj, ka shumë raste.

Por një tjetër arsye për vonesa në regjistrim, ka qenë edhe kapërcimi i nxënësve nga shkollat private në shkollat publike, për shkak të shtrenjtimit të tarifave. Mira, e kishte vajzën në një shkollë private. Vendosi që këtë vit ta kalonte në shtet, sepse në privat kosto vjetore u shtua. Pas aplikimit në E -Albania, Mira është ende në  pritje të një përgjigjeje për shkak të përcaktimit të shkollës sipas vendbanimit.

Njësoj si Mira, gjyshi Sami këtë viti nuk mundi ta kalojë mbesën e tij Tila nga shkolla private në klasën e gjashtë të shkolla publike. Por vitin tjetër, ai thotë se do ta kalojë patjetër, pasi tarifat në privat janë shtrenjtuar. 

‘Kam dërguar ne privat për korrektesën, por janë rritur kostot.’- tha një prind.

Edhe kopshtet jopublike kanë shtrenjtuar. Tarifat deri në 42%, duke sjell më shumë regjistrime në kopshtet shtetërore.

‘Do ta regjistroj fëmijën në shtet sepse aty paguaj 20-30 mijë lekë ndërsa në shtet 50.’- tha një prind.

Sipas të dhënave të Open Data numri mesatar i frekuentimit të kopshteve publike për janar-korrik 2023 ishte 33,000 fëmijë. Krahasuar me vjet mesatarja e frekuentimit për janar-korrik u rrit 8%. Deri mesditën e kësaj të premte, Report TV mësoi, se fëmijë të regjistruar të klasës së parë në gjithë vendin, janë rreth 29 mijë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?