Kaos e zjarr në Kuvend, pasqyrim në mediat ndërkombëtare! 'Corriere’, ‘CNN’ e ‘TRT’ shkruajnë për kaosin e opozitës

20 Nëntor 2023, 16:55| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 17:01

  • Share

Kaosi i shkaktuar nga opozita në ditën kur do të diskutohen projektbuxheti 2024, ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare.

“Corriere della Sera” shkruan se parlamentin shqiptar e ka përfshirë kaosi, pasi opozita ndezi tymuese e më pas zjarr në kuvend.

“Qëllimi i opozitës është të krijojë komisione parlamentare hetimore për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit që mund të përfshijnë zyrtarë të lartë të degës ekzekutive, shkruan kjo media duke cituar “La presse”.

Mediat greke e kanë pasqyruar gjithashtu kaosin në Kuvend, duke shkruar se para tymit e zjarrit, personeli i sigurisë u vendos para ulëses së kryeministrit Edi Rama për ta mbrojtur nga incidentet.

Media turke TRT publikoi pamje nga seanca e tensionuar, duke përfshirë paralajmërimin e Sali Berishës se nuk do të ketë kthim mbrapa deri në rikthimin sipas tij të parlamentarizmit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?