Pamje nga vendngjarja

Kaos dhe panik në Londër, një burrë plagoset me thikë në hyrje të muzeut! Autori arrestohet në vendngjarje

8 Gusht 2023, 16:12| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 16:14

  • Share


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një muze në Britani, ku një burrë plagosi me thikë një burrë tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Autori u arrestua në vendngjarje, ku ndodheshin edhe qindra turistë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:00, jashtë një muzeu në qendër të Londrës, ku turistë dhe vizitorë të shumtë që ndodheshin brenda dhe jashtë muzeut panë ngjarjen.

Mësohet se burri, i cili u godit me thikë në krah, është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa, tursitët që ndodheshin në vendngjarje, u morën fillimisht nën kujdesin e policisë pasi muzeu u mbyll për rreth dy orë.

Muzeu Britanik, i cili pati më shumë se katër milionë vizita vitin e kaluar, tha në një deklaratë se ka shtuar masat e sigurisë.

Sulmet me thikë në Britani kanë qenë gjithnjë problem në Britani.

Në vitin 2016, një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë natën vonë në Russell Square, një park afër Ëut Britanik në distriktin Bloomsbury. Një 19-vjeçar u deklarua fajtor për vrasje nga pakujdesia.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?