Kaosi në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi 3 deputetë! Korreshi e Spaho ndezën flakadanët e ‘fshehur’ nga Piroli

15 Dhjetor 2023, 10:51| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 20:23

  • Share

Tre deputetë të opozitës janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi pasi ndezën tymuese në seancën 8 minutëshe të një ditë më parë në parlament. PS kërkoi përjashtimin e Saimir Korreshit, Edmond Spahos dhe Kastriot Pirolit të cilët vijuan zbatimin e skenarit të kaosit në seancë.

Në mungesë të 13 të përjashtuarve, këta 3 deputetë ndezën disa tymuese. Ishte  Kastriot Piroli që furnizoi me flakadanë Korreshin e Spahon, që i ndezin tymueset teksa socialistët miratonin rregulloren e re të përjashtimeve.

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës do të zhvillohet në orën 16:00 ndërsa edhe këta deputetë do të ndëshkohen përmes rregullores së vjetër me 10 ditë përjashtimi maksimal, derisa ajo e miratuar një ditë më parë me 74 vota pro, që parashikon përjashtim deri në dy muaj të nisë zbatimin.

Sipas rregullores së re parashikohet përjashtimi maksimal 2 muaj. Një ditë më parë, Gazment Bardhi paralajmëroi se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese këtë rregullore.

Ora 20:14
U përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Saimir Korreshi e merr me sportivitet: Kush ka mik për ndonjë pulë se gjelin na e hëngri brigadierja

1702668095_Screenshot2151037x570.jpg

Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ka bërë ironi pas vendimit të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, që vendosi sot përjashtimin e tij dhe të dy deputetëve të tjerë me 10 ditë nga Kuvendi pasi ndezën tymuese në seancën e një dite më parë në Kuvend.

"Shoqa Linditaaa dhe Komiteti i Internim - Debimeve na shpalli përsëri armiq të pushtetit e na dënoi për 10 ditë përfshirë dhe Krishtlindjen si shfaqje e huaj. Kush ka ndonje mik për ndonjëpule kompleksi se gjelin na e hengri Brigadierja", shkruan Korreshi në rrjete sociale.

Ora 16:22
Ndezën tymuese në seancën e një dite më parë, përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi Korreshi, Spaho dhe Piroli

1702653902_kuvenditensione.jpeg

Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli të cilët zhvilluan kaosin në seancën e një ditë më parë teksa kolegët e përjashtuar të Rithemelimit u përplaseshin me gardën në oborrin e parlamentit, janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pena: 15/12/2023 21:54

    ....rruges u kenaqem me shakate e kripura te Duces...nga Ushnjaaa!!!

    Përgjigju
  • Termeti: 15/12/2023 20:48

    Korreshi vjen nga shqipja e vjeter ‘ korr dhe shi pa firo ‘ . Je bere si vellai i Arit!

    Përgjigju
  • Linda: 15/12/2023 18:04

    Koreshi preshi tani te shkoj te ushqej gjelat e detit se i del me mire se karrigia e deputetit qe i ve flaken vazhdimisht! Edhe kalamajt e kopshit kane me shume mend se keta kerricat e opozites!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?