Kantautori, Bojken Lako

Kantautori Bojken Lako prezanton partneren e tij, ja kush është bjondja që i rrëmbeu zemrën

23 Dhjetor 2022, 17:28| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 17:33

  • Share

Bojken Lako pranon publikisht se është në një marrëdhënie dashurie. Kantautori e ka zbuluar tashmë portretin e vajzës që dashuron me anë të një fotoje në rrjetet e tij sociale i shoqëruar nga një vajzë bjonde duke shkëmbyer një puthje në faqe. Bojken e ka shoqëruar foton në instastoryn në instagramin e tij me një zemër të bardhë duke etiketuar edhe partneren e tij, Izzy Lekaj.

Pas publikimit të fotos për herë të parë nga vetë artisti, Bojkeni ka pranuar se është në një marrëdhënie, por që nuk i pëlqen të flasë më tepër për marrëdhënien e tij.

Ajo nuk është një personazh publik dhe Bojkeni nuk ka preferuar t’ia bëjë publik emrin

“Jam në një marrëdhënie. E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”, tha ai në një intervistë së fundmi.

Në lidhje me ish të dashurën e tij Semi Jaupaj, Bojken u shpreh se ka një raport të mirë me të, kjo dhe për faktin që e dashura e tij aktuale e kupton dhe ia lejon, duke nënvizuar se nuk ndjehet xheloze për marrëdhënien e tyre.

“Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë. Unë kështu i kam pasur ndjesitë në jetë, i vlerësoj njerëzit për vlerat që kanë. Kjo është diçka që e ndjej. Po ashtu kam edhe mbështetje. Edhe partnerja ime është shumë open mind, e vlerëson, nuk bëhet pengesë”,-përfundoi Lako

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ladi: 23/12/2022 18:24

    Partnerja shkodrane, kirasjane

    Përgjigju
  • Vjk: 23/12/2022 17:36

    Biondi*a medioker.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?