Kanosi të moshuarin dhe fshehu armën e gjahut, arrestohet 62-vjeçari në Cërrik

12 Shkurt, 10:12| Përditesimi: 12 Shkurt, 12:14

  • Share

Sulejman Xhaferri, 62-vjeç është arrestuar nga policia në Cërrik pasi ka kanosur për motive të dobëta një të moshuar R,K, 75 vjeç banues në fshatin Çepë.

Po ashtu 62-vjeçari ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës (ka fshehur armën e gjahut) dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kontrollin e banesës.      

Në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti dhe sekuestroi 32 fishekë arme gjahu dhe materiale për prodhimin në mënyrë artizanale të fishekëve për armë gjahu.       

Vijon kontrolli për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së gjahut që ka përdorur 62-vjeçari, për kanosjen.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.     

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?