Foto ilustruese

Kanosi punonjësin e policisë në ambientin e Komisariatit dhe më pas tentoi të largohej, vihet në pranga i riu nga Kolonja

25 Mars 2023, 12:44| Përditesimi: 25 Mars 2023, 12:50

  • Share

Një 27 vjeçar pasi është shoqëruar për një konflikt familjar ku ishte i  përfshirë, ka kërcënuar në ambientet e komisariatit një polic dhe më pas ka tentuar të largohet.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Komisariatin e Policisë së Kolonjës, ku ishte i shoqëruar Elis Shkoza 27 vjeç, banues në Ersekë.

Pasi ky i fundit është futur në ambientet  e brendshme të komisariatit,  ka kundërshtuar dhe ka kanosur një punonjës policie dhe më pas ka tentuar të largohet nga komisariati.

27 vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së pronës dhe dhunës në familje është neutralizuar menjëherë nga policia.

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?