Kanosi një person, në kërkim 29-vjeçari në Burrel! I sekuestrohen 12 targa makinash, 2 policie! Në 2010 tentoi të vriste për gjakmarrje

10 Maj 2023, 09:41| Përditesimi: 10 Maj 2023, 10:02

  • Share

BURREL- Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Burrel, pasi ka kanosur një person. Hulk Dedja ka qenë duke kandisur një person në një lokal në qytetin e Burrelit për motive të dobëta. Pas kanosjes ai është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim. 29-vjeçari është një person me precedent penal, pasi vite më parë ka tentuar të vriste për gjakmarrje, por la dy persona të plagosur.

Gjatë kontrollit që i është ushtruar në banesë atij i janë gjetur 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin "Policia", 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krehër kallashnikovi. Ai akuzohet për veprat penale "Kanosja", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

Në vitin 2011, Hulk Dedja ka tentuar të vrasë dy persona në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit. I ati i tij, Halit Dedja u vra në vitin 2010 në Tiranë. Aso kohe, vetëm 18 vjeç, Hulk Dedja në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit ka tentuar të vrasë dy pjesëtarë të fisit Kolaj nga Burreli.

Mes fiseve Kolaj dhe Hulku ekziston një histori e gjatë hasmërie. Kolajt dyshohen të kenë ekzekutuar tre djem të familjes Dedja dhe babanë e tyre. Dedajt nga ana e tyre, dyshohen se kanë vrarë në shenjë hakmarrje, Haki Kolën, babain e Ismet Kolës dhe dy vëllezërit e tij, Fiqiri e Medi Kola.

Viktima më e fundit e hakmarrjes ka qenë babai i Hulkut, Haliti, i cili në Tiranë njihej si Donald Dedja. Ai u ekzekutua me armë zjarri më datën 16 dhjetor 2010, në rrugën "Irfan Tomini", pranë ish-uzinës "Enver" në Tiranë. Dedja, në vitin 1997 punonte si oficer policie për hetimin e krimeve, por në atë kohë, i vranë vëllain. Kjo e rëndoi emocionalisht punonjësin e policisë, i cili edhe për pak kohë punoi pranë FNSH-së. Pas disa vitesh atij i vrasin vëllain tjetër dhe babanë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?