Foto ilustruese

Kanosi me pushkë një 29-vjeçare për një vend parkimi, arrestohet 57-vjeçarja në Durrës

15 Maj 2020, 08:45| Përditesimi: 15 Maj 2020, 08:47

  • Share

Një vend parkimi është bërë arsye e mjaftueshme që një 57-vjeçare të kanosë me armë një tjetër grua në zonën e Hamallaj në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në zonën e Hamallaj, ku 57-vjeçarja me iniciale N.P. kanosi me pushkë një 29-vjeçare me iniciale A.K., banuese në Tiranë.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia në një shtëpi të braktisur, disa metra larg banesës së shtetases N. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 27 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Kanosja" dhe "Armëmbajtja pa leje", për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Komento

Komente

  • Kafsha: 15/05/2020 08:53

    Fshatarët gra e bura lanë arat e moren makina e armë. Enver djali u mesoi punen dhe dashurine për te punuar token. Tani hapen bethsh me makina e armë . Ngrihu Enver biri i madhe i kombit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?