Pika Kufitare Bllatë

Kronikë

Kanosi me armë një person, arrestohet në Pikën Kufitare të Bllatës 20-vjeçari (EMRI)

10 Nëntor 2021, 12:31| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 12:56

  • Share

Policia e Bluqizës ka arrestuar 20-vjeçarin Drilon Kotja, pasi akuzohet për ‘kanosje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’. I riu i shpallur në kërkim u kap në pikën kufitare të Bllatës.

Sakaq, burime bëjnë me dije se në mars të këtij viti, pas një konflikti për motive të dobëta, i riu ka kanosur me armë zjarri një person me inicialet A.Gj.

Mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka vendosur në mungesë masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Njoftimi i Policisë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë,  ndaluan shtetasin  D. K., 20 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Dibër,  ka vendosur në mungesë masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja"  dhe “Armëmbajtje pa leje”, pasi në muajin mars 2021, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Gj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?