Kanosi me armë zjarri nënën e tij dhe qëlloi në oborrin e banesës, arrestohet 41-vjeçari! I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje

6 Shkurt 2022, 10:33| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 13:50

  • Share

LUSHNJË- Edmond Kadiu, 41 vjeç, u arrestua nga Policia e Lushnjës pasi kanosi me armë zjarri nënën e tij. 41-vjeçari me banim në fshatin Dushk pas tentativës për të vrarë të ëmën, qëlloi me armë zjarri në oborrin e banesës.

Pas të shtënave, policia u njoftua dhe mbërrit ne vendin e ngjarjes. Edmond Kadiu sapo ka parë shërbimet e Policisë është larguar menjëherë, por pas ndjekjes është lokalizuar në një dhe falë ndërhyrjes u bë neutralizimi në kohë i tij.

Blutë i sekuestruan armën e zjarrit, një pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje dhe një krehër me fishekë luftarak. Gjithashtu policia ushtroi kontroll në banesën e Arif Zelos, i shpallur në këkrim, me të cilin shoqërohej autori, ndërsa i gjeti një pistoletë, 46 fishekë luftarak dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në 31 doza.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?