Kronikë

Kanosi me armë të dashurën e mitur dhe shoqen e saj pse doli me shoqërinë, arrestohet 21-vjeçari nga Korça! 15-vjeçes i kishin vrarë prindërit para 7 vitesh

7 Shtator 2021, 12:19| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 12:21

  • Share

Një 21-vjeçar është arrestuar pasi ka kanosur me armë të dashurën e tij 15-vjeçare dhe shoqen e saj 20-vjeçare, pasi kishin dalë në shoqërinë e të tjerëve. Donald Lato, 21-vjeç, nga xhelozia pse e dashura e tij 15-vjeçare kishte dalë me shoqërinë, i ka shkruar asaj dhe e ka kanosur me armë.

Sipas dëshmisë së të miturës, ajo është konfliktuar më 21-vjeçarin për arsye xhelozie dhe më pas kishte dalë me shoqërinë. Kjo ka bërë që 21-vjeçari nga Gjonmadhi i Korçës ta kërcënojë dhe kanosë me armë.

15-vjeçarja jeton me gjyshërit, pasi prindërit i janë vrarë në 2014 në fshatin Gjonmadh. Më 7 janar 2014 4 persona mbeten të vrarë nga Bashkim Latollari, i cili fillimisht vrau çiftin  Rexhep dhe Valentina Metollari dhe më pas Belimon dhe Danjela Meçollari. Ngjarja ka motive xhelozie pasi autori i ngjarjes  ka pasur një lidhje intime me Danjela Meçollarin 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?