Arma e gjahut

Kanosi me armë gjahu një 57-vjeçar pas një konflikti me të, vihet në pranga 47-vjeçari në Vlorë

30 Tetor 2023, 12:41| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 13:53

  • Share

Një konflikti i nisur për motive të dobëta ka përfunduar në kanosje me armë në Vlorë, ku një 47-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë gjahu një 57-vjeçar.

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Cerkovinë, një 47-vjeçar kishte kanosur me armë gjahu L. B., 57 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

"Si rezultat i veprimeve u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, P. Q. Gjithashtu u sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky shtetas e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.            

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?