Foto ilustruese

Kanosën policët në Kukës/ Arrestohen 2 vëllezërit dhe kushëriri, shpallet në kërkim një tjetër

11 Shtator 2020, 20:10| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 20:13

  • Share

Arrestohen tre persona dhe një tjetër shpallet në kërkim, pasi kundërshtuan urdhrin e punonjësit të Policisë dhe i kanosën ata për shkak të detyrës.

Në njërën nga pikat e kontrollit, konkretisht në aksin rrugor Krumë-Letaj, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe i kanë bërë shenjë për ndalim, drejtuesit të një kamioni pa targa, i cili ishte i ngarkuar me material kromi në dukje.

Punonjësit e Policisë i kanë kërkuar shoferit Arben Dauti dokumentacionin e mjetit dhe të ngarkesës, ai i ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk ka dhënë asnjë dokument. Në këto kushte punonjësit e Policisë e kanë shoqëruar, për t'i bllokuar mjetin në ambientet e Komisariatit të Policisë Has.

Gjatë shoqërimit për veprime të mëtejshme në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e 33 vjeçarit Arben Dautit, konkretisht vëllezërit Bledar Dauti, 30 vjeç, Dritan Dauti, 36 vjeç dhe kushëriri i tij, Bardhyl Dauti, 34 vjeç janë konfliktuar dhe kanë kanosur punonjësit e Policisë, me qëllim që të mos bllokonin kamionin.

Tre prej tyre janë arrestuar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim 36 vjeçari Dritan Dauti.

Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, ”Kanosja për shkak të detyrës” dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?